Superiorja ul siparin me festën bardheblu

Futboll

Superiorja ul siparin me festën bardheblu

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:01
Superiorja ul siparin me festën bardheblu

Abissnet Superiore ka ulur siparin e sezonit 2021-2022 pasditen e sotme, teksa verdikti i vetëm i mbetur pezull, mbeti ende i tillë, pasi Kukësi e mbylli sezonin në vendin e katërt, por vetëm pas finales së Kupës do të mësojë nëse do të luajë apo jo në eliminatoret e Conference League.

Bardheblutë u mposhtën me rezultatin 2-3 nga Kukësi në shtëpi, megjithatë askujt nuk i bëhej vonë për rezultatin, në një ndeshje ku të gjithë kishin ardhur për t’iu bashkuar festës së titullit kampion.

Me titullin e fituar tre javë më parë, Tirana ngriti lart zyrtarisht trofeun e 26 në histori, në një pasdite festive në “Selman Stërmasi”, aty ku nga hapja e dyerve, përfituan edhe disa tifozë holandezë që kishin mbetur në kryeqytet, për të ndjekur nëj tjetër sfidë.

Partizani e mbylli sezonin në vendin e tretë dhe mori një tjetër fitore, 3-4 në transfertën kurbinase ndaj Laçit, në një sfidë ku rezultati ishte ai që kishte më pak rëndësi, ndërsa Vllaznia triumfoi 1-3 ndaj Kastriotit, por nuk arriti të sigurojë Europën, megjithatë ka ende nëj shans, të fitojë Kupën e Shqipërisë më 31 maj.

Barazim 1-1 në sfidën mes Egnatias dhe Dinamos, dhe barazim pa gola në Skënderbeu-Teuta, dy takime të tjera që luheshin vetëm për efekt kalendari, pasi asnjë prej ekipeve nuk kishte më objektiva të mbetura.

Sa i përket zonës së poshtme të renditjes, Dinamo dhe Skënderbeu janë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Parë, me Egnatian që do të përballet me Korabin në Play Out për të siguruar mbijetesën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat