Valverde: Do të jepja edhe gruan, për trofeun e Kampionëve

Futboll

Valverde: Do të jepja edhe gruan, për trofeun e Kampionëve

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:11
Valverde: Do të jepja edhe gruan, për trofeun e Kampionëve

Reprezentuesi i Uruguait, Federiko Valverde ishte aq i etur për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve sa do të pranonte ta shkëmbente atë me gruan e tij, Mina Bonino.

Mesfushori i Real Madrid bën shaka se është gati të “sakrifikojë” gruan e tij për suksesin në finalen e madhe kundër Liverpullit.

Çfarë do të jepnit për trofeun e Ligës së Kampionëve? Gjithçka përveç djalit tim…

Ndoshta do t’ia jepja edhe gruan time, hahaha… Kjo nuk është shaka! Ju nuk keni mundësi të luani çdo ditë në finale dhe unë do të bëja të pamundurën për ta fituar atë. Shpresoj që të jemi të lumtur të shtunën dhe të ngremë trofeun”, tha Valverde.

Gruaja e tij Mina Bonino është një gazetare argjentinase  e sportit dhe pranoi shakanë e Valverdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat