Golashënuesi më i mirë në Superiore

Futboll

Golashënuesi më i mirë në Superiore

Më: 26 maj 2022 Në ora: 19:23
Golashënuesi më i mirë në Superiore

Saliu Guindo është fituesi i titullit të “Golashënuesit më të mirë’ të Abissnet Superiroe në këtë edicion. Sulmuesi i Laçit ka shënuar 19 gola në këtë edicion dhe ia ka dalë të fitojë trofeun.

Në fakt, të njëjtat shifra ka regjistruar edhe Taulant Seferi i Tiranës, por e ka humbur garën në bazë të kritereve të përcaktuara nga FSHF, sipas nenit 53 “Trofeu “Golashënuesi më i mirë”, Abissnet Superiore”.

Pika b përcakton “nëse në përfundim të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Abissnet Superiore, rezultojnë dy ose më shumë lojtarë të cilët përmbushin përcaktimet e pikës (a) këtu më sipër në këtë paragraf, atëherë për të përcaktuar golashënuesin më të mirë zbatohen kriteret në vijim:

golashënuesi më i mirë është lojtari që ka raportin (gola të shënuar gjithsej) për mbi (ndeshje të luajtura gjithsej) në sezonin përkatës, më të madh”.

Guindo ka luajtur 34 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola, ndërsa Seferi ka shënuar të njëjtin numër golash, por me 35 ndeshje të luajtura. Kështu, sulmuesi i Laçit është ai që merr trofeun.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat