Duka uron Tiranën për titullin kampion

Futboll

Duka uron Tiranën për titullin kampion

Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:45
Duka uron Tiranën për titullin kampion

Tirana është kurorëzuar kampione për të 26-n herë në historinë e saj.

“Abissnet Superiore” përfundoi sot edicionin 2021/2022, megjithëse verdikti për kreun e renditjes ishte dhënë pak javë më parë. Armand Duka ka uruar bardheblutë përmes llogarisë së tij në “Facebook”, duke shpresuar që kampionët e Shqipërisë të kenë një përfaqësim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare këtë verë.

“Urimet më të mira KF Tiranës! Klubi kryeqytetas është shpallur sot kampion i Shqipërisë në përfundim të një kampionati që dhuroi spektakël, gola dhe plot emocione të bukura.

Një sukses i merituar ai i Tiranës për atë që ky ekip dha në fushën e lojës.

Dua t’i shpreh edhe një herë urime dhe suksese lojtarëve, stafi teknik, drejtuesve dhe të gjithë administratës bardheblu për këtë titull të 26-të kampion. Shpresoj që Tirana ta përfaqësojë sa më denjësisht futbollin europian në arenën ndërkombëtare këtë sezon”, uron Armand Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat