Totti flet pas finales: Stadiumi ‘bomboniera’ e Shqipërisë

Futboll

Totti flet pas finales: Stadiumi ‘bomboniera’ e Shqipërisë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 22:58
Totti flet pas finales: Stadiumi ‘bomboniera’ e Shqipërisë

Roma u kurorëzua si kampione e Ligës së Konferencave në finalen e djeshme të luajtur në stadiumin ‘Air Albania’.

Legjenda verdhekuqe Francesco Totti është ndalur të flasë për mediat pas ndeshjes, ku ka deklaruar se sipas tij Shqipëria i solli fat ekipit italian.

Ndër të tjera, legjenda italiane nuk i kurseu as lavdet për Marash Kumbullën, për të cilin tha se tashmë i ka nxjerrë në pah vlerat e tij. Nuk mund të mungonte as komenti për stadiumin, i cili sipas Tottit ishte një “bonboniera”.

“Unë si të gjithë romanistët jemi të emocionuar, sepse pas shumë vitesh fitojmë një trofe.

Të qenit bashkëpunëtor në të gjithë këtë, emocionet janë normale. Unë nuk jam xheloz për Pelegrinin, madje jam tejet i kënaqur për të, për Romën, për tifozët. Kushdo do të donte ta ngrite atë trofe, edhe unë kam ngritur disa trofe. Totti ka bërë historinë, por me Romën. Fakti që kam zgjedhur të luaj gjithnjë me këtë skuadër, i amplifikon pak gjërat, por për mua ky është trofe shumë i rëndësishëm. Roma ime e 2001 -it që fitoi titullin dhe kjo Romë janë dy skuadra të ndryshme. Atëherë ishin lojtarë të tjerët, tani janë të tjerë lojtarë premtues për të ardhmen.

Kumbulla është një lojtar i mirë, i cili ka nxjerrë në pah vlerat e tij. Lojtar që në një grup si Roma mund të bëjë mirë. Jemi të kënaqur që është pjesë e kësaj skuadre….

Edhe sepse është shqiptar, apo jo? Faleminderit Shqipërisë, e para që na keni mikpritur në këtë mënyrë. E dyta për ne tashmë është një qytet fatsjellës. Stadiumi ishte i mrekullueshëm, edhe pse ishte pak i vogël, por ishte një bomboniera, siç themi ne në Romë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat