Bayerni ende nuk i është përgjigjur

Futboll

Bayerni ende nuk i është përgjigjur

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:20
Bayerni ende nuk i është përgjigjur

Nënshkrimi me Robert Lewandowski është bërë prioritet për Barcelonën sezonin e ardhshëm, por nuk do të jetë e lehtë. 

Bayern Munich e ka mbyllur gojën dhe, edhe përtej deklaratave të tyre të forta për këtë çështje, nuk do t’i lehtësojë gjërat.

Sipas gazetarit polak Tomasz Włodarczyk, një nga më të afërmit me Lewandowski, Bayern nuk i është përgjigjur ofertës së bërë nga Barcelona.

Włodarczyk i bëri komentet të enjten në emisionin Meczyki, duke thënë se pak ditë më parë Bará bëri një ofertë prej 30 milionë euro për sulmuesin polak.

Ai shtoi se Lewandowski mund të bëjë më shumë komente publike në ditët në vijim duke shprehur tashmë dëshirën për të marrë një sfidë të re këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat