Holandezi kapet në qendër të Tiranës

Futboll

Holandezi kapet në qendër të Tiranës

Më: 27 maj 2022 Në ora: 11:52
Holandezi kapet në qendër të Tiranës

Pak minuta pas përfundimit të finales së Conference League e cila u luajt në Tiranë, policia është njoftuar për një konflikt. Menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes ku në pranga është vënë shtetasi nga Holanda, Kevin Ron De Baat.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 27-vjecarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

“Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B”, thuhet ne njoftim.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 27 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 26.05.2022, rreth orës 00:10, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim për një konflikt në rrugën “Abdi Toptani”. Pasi kanë shkuar në vendngjarje, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit, shtetasin hollandez K. B.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. B. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat