Reagon sulmuesi i Liverpoolit

Futboll

Reagon sulmuesi i Liverpoolit

Më: 27 maj 2022 Në ora: 14:03
Reagon sulmuesi i Liverpoolit

Sadio Mane është një nga objektivat e Bayern Munchen. Sulmuesi senegalez, i cili ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, mund të largohet nga Premier League.

30-vjeçari është i fokusuar te finalja e Champions League ndaj Real Madrid (28 maj), teksa ka reaguar pas interesimit të kampionëve të Gjermanisë.

“Do të përgjigjem vetëm pas finales së Ligës së Kampionëve nëse do të qëndroj apo jo”, deklaroi Mane për Sky Sports.

Bild raporton se goleadori i skuadrës së Jurgen Klopp ka marrë shumë oferta, por prioriteti i tij është të transferohet në Bavari.

Duke llogaritur moshën dhe faktin që i ka mbetur një vit kontratë, Liverpool është gati të nisë bisedimet nëse ofrohen minimalisht 50 milionë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat