Murseli: Drita peshon më shumë se një trofe apo titull

Futboll

Murseli: Drita peshon më shumë se një trofe apo titull

Nga: K. G. Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:40
Murseli: Drita peshon më shumë se një trofe apo titull

Drita e Gjilanit nuk e arriti qëllimin e saj, mposhtet në finale të Kupës së Kosovës, me rezultat 2:1 nga Llapi i Podujevës.

Drejtori sportiv i klubit, Valon Murseli, justifikohet se nuk ishte nata e tyre.

“Drita mbi gjithçka.

Të dashur sportdashës dhe simpatizantë të Dritës, mbrëmë nuk ishte nata jonë më e mirë, po ky është futbolli/sporti dhe duhet ta pranojmë.

Ky dështim do të na shërbejë si motiv drejt sukseseve në sfidat e radhës.

Një gjë është e sigurt, asnjë humbje nuk e zvogëlon dashurinë ndaj klubit dhe as fitorja nuk e shton atë.

FC Drita peshon më shumë se një trofe apo titull dhe e tillë do të jetë gjithmonë.

Forca djema, forca Drita”, ka shkruar Murseli në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat