Çmime të çmendura për biletat e finales së Champions League në tregun e zi

Futboll

Çmime të çmendura për biletat e finales së Champions League në tregun e zi

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:49
Çmime të çmendura për biletat e finales së Champions League në tregun e zi

Çmime të çmendura për biletat e finales së Champions League në tregun e zi.

Finalja mes Real Madrid dhe Liverpool luhet nesër mbrëma në Paris dhe biletat në tregun e zi po kapin shifra nga 3000 deri në 5000 euro një.

E transferuar nga Shën Petersburg në Saint-Denis për shkak të luftës në Ukrainë, ndeshja mes Liverpoolit dhe Real Madrid është një përplasje mes dy klubeve të mëdha.

Zyrtarisht shitja e biletave u shpall më 28 prill, pas shitjes së 52 mijë biletave të pritshme, 20 mijë për çdo ekip dhe 12 mijë për pjesën tjetër të publikut.

Por ka ende mijëra kërkesa në rrejtet sociale, ku biletat më të shtrenjta janë rishitur nga platforma të specializuara në aktivitete sportive dhe muzikore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat