Liverpool - Real, tradita është në anën e anglezëve

Futboll

Liverpool - Real, tradita është në anën e anglezëve

Më: 27 maj 2022 Në ora: 16:57
Liverpool - Real, tradita është në anën e anglezëve

Anglezët e Liverpoolit kanë rezultate më pozitive nga përballjet e drejtpërdrejta me spanjollët e Real Madridit në ndeshjes mes vete në Ligën e Kampionëve.

Liverpulli dhe Real Madridi do të ndeshen të shtunën në orën 21:00 në “Stade de France” në Paris. Megjithatë, takimet mes dy klubeve gjigante evropiane janë të njohura tashmë e sidomos në vitet e fundit janë ende të freskëta.

“Reds” dhe “Los Blancos” u takuan mes vete së fundmi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2020/21, ku “Mbretërit” kaluan tutje, pas barazimit 0-0 në Anfield dhe fitores 3-1 si vendas.

“Mbretërit” gjithashtu ishin skuadër më e mirë edhe në finalen e madhe të sezonit 2017/18, duke mposhtur Liverpullin me rezultat 3-1 dhe duke fituar trofeun.

Por, “Reds” në përgjithësi kanë rezultate pozitive në takimet e drejtpërdrejta me Real Madridin.

Nga tetë ndeshje në total, Liverpulli ka fituar katër, Real Madridi një dhe një takim është mbyllur baras. Por, “Reds” kanë golaverazhin më të keq, pasi kanë shënuar tetë gola, kundrejt 10 të pranuar nga “Los Blancos”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat