Shkëndija mund të përballet me klubin serb

Futboll

Shkëndija mund të përballet me klubin serb

Më: 27 maj 2022 Në ora: 19:30
Shkëndija mund të përballet me klubin serb

Skuadrat e Akademia Pandevit, Shkëndijës dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, do të përfaqësojnë Maqedoninë në Ligën e Konferencës dhe ata sot mësuan kundërshtarët e mundshëm. Akademia Pandev dhe Shkëndija, nisin garat nga xhiroja e parë, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov, si fituese e Kupës, nis garat nga xhiroja e dytë.

Shkëndija, si bartëse në short, mund të përballet me klubin serb Borcin e Banja Llukës, Inter Turkun, Tre Fiorin, Rejvjavikun, Deçiçin ose Iskrën, Santa Kolloma, Nju Taunin ose Dila Gorin.

Ndërkohë Akademia Pandev, si ekip jobartëse në short, para vehtës mund të ketë kundërshtarët si: Flora, Riga, Allashkert, Olimpia, Kups, Buduçnost, Legia, Krusejders, Bala Taun dhe Tre Pene.

Fituesja e Kupës, Makedonija Gjorçe Petrovi, mund të përballet me skuadra serioze evropiane si: Jang Bojs, PAOK, Bashakshehir, Makabi Tel Aviv, APOEL, Bate Borisov, Rijeka dhe Antverpeni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat