Atalanta bëhet me drejtor të ri sportiv

Futboll

Atalanta bëhet me drejtor të ri sportiv

Më: 28 maj 2022 Në ora: 11:35
Atalanta bëhet me drejtor të ri sportiv

Atalanta ka bërë ndryshime në kupolën e saj drejtuese.

Në postin e drejtorit sportiv do të vijë Tony D‘Amico. Ky i fundit ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me Veronën, ku bëri një punë për tu duartrokitur.

D’Amico mban me ritën e zbulimit të lojtarëve me kosto të ulëta, për ti shitur më pas me vlera të mëdha.

Ndër lojtarët e zbuluar prej tij janë edhe Marash Kumbulla me Amir Rrahmanin. Ky i fundit erdhi në Serie A nga Dinamo e Zagrebit dhe menjëherë mori vendin e titullarit, për të siguruar më pas një kontratë me Napolin. Ndërkohë, situata me Kumbullën ka qenë ndryshe.

Mbrojtësi shqiptar ishte pjesë e akademisë së Veronës dhe prej aty iu dha besimi për të qenë pjesë e ekipit të parë. Besimi u shpërblye, teksa Kumbulla më pas u bë pjesë e Romës për 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat