Xavi konfirmon interesimin e Barcelonës për Lewandowskin

Futboll

Xavi konfirmon interesimin e Barcelonës për Lewandowskin

Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:18
Xavi konfirmon interesimin e Barcelonës për Lewandowskin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se negociatat me sulmuesin e Bayern, Robert Lewandowski janë në progres.

“Lewandowski është një nga opsionet për Barcelonën, por ai ka një kontratë të vlefshme me klubin, kështu që do të jetë e vështirë”, citon gazetari Fabrizio Romano të ketë thënë Xavi.

Trajneri vuri në dukje se presidenti i ekipit Joan Laporta tha se Barcelona mund të forcojë skuadrën e saj, ka fonde të caktuara për këtë.

Sulmuesi 33-vjeçar polak bëri 46 paraqitje për Bayernin sezonin e kaluar, duke shënuar 50 gola dhe duke bërë shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat