Largohet nga Trepça ‘89, mbetet lojtar i lirë

Futboll

Largohet nga Trepça ‘89, mbetet lojtar i lirë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:40
Largohet nga Trepça ‘89, mbetet lojtar i lirë

Futbollisti i Trepçës ‘89, Arber Mustafa ka konfirmuar se nga sot nuk është më pjesë e klubit mitrovicas. 

Mesfushori ndihmoi ‘89-shin në arritjen e objektivit në këtë edicion, rikthimin e klubit në elitën e futbollit tonë.

Mustafa ka falënderuar të gjithë bashkëlojtarët dhe stafin për kohën e kaluar në skuadër.

"Faleminderit Trepça 89 !

Nga sot nuk jam pjesë e Trepçes 89 faleminderit bashklojtarëve dhe stafit per kohën e kaluar ku në fund arritëm objektivat e klubit", - njofton futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat