Nuk ka te ardhme te Barcelona

Futboll

Nuk ka te ardhme te Barcelona

Më: 28 maj 2022 Në ora: 19:52
Nuk ka te ardhme te Barcelona

Barcelona po studion tregun për sezonin e ri, ndërsa në pikëpyetje vijon të jetë mesfushori Frenkie De Jong. Holandezi shihet si shpëtim për klubin, pasi është një nga lojtarët më të vlerësuar dhe më të kërkuar të momentit dhe transferimi i tij do të nënkuptonte një “injeksion” të mirë për arkat e klubit.

De Jong vlerësohet rreth 80 milionë euro dhe Manchester United është klubi që po insiston më shumë për shërbimet e tij, por pa harruar edhe kampionët e Francës, PSG.

Gjithsesi, për momentin, vetë lojtari është disi i lëkundur për të ardhmen e tij dhe po heziton të largohet nga “Camp Nou”. Në zyrat e klubit katalanas janë në pritje, ndërsa mediat spanjolle bëjnë me dije, se drejtuesit dëshirojnë largimin e tij, pikërisht për të ndikuar drejtpërdrejtë në arkat e klubit.

Pavarësisht paraqitjeve pozitive, me De Jong, i cili në këtë sezon ka zhvilluar 47 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola, Barcelona duket e gatshme të ulet në bisedime, me çdo klub për shitjen e tij të mundshme.

Për ta përforcuar akoma më shumë këtë, klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie dhe largimi i holandezit në një farë mënyre nuk do të krijonte hapësira.

Mbi të gjitha, shitja e De Jong do të lejonte klubin që të avanconte më tej edhe me “operacionin” Lewandowski, ndaj pritet që e ardhmja e holandezit të mësohet shumë shpejtë, sepse ndryshe nga lojtari, drejtuesit e Barcelonës nuk kanë kohë për të humbur, me merkaton në horizont.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat