Si Interi po tenton ta transferojë Asllanin?

Futboll

Si Interi po tenton ta transferojë Asllanin?

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:09
Si Interi po tenton ta transferojë Asllanin?

Kristjan Asllani është një nga objektivat e Interit në merkaton e verës. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka bërë paraqitje mjaft të mira me fanellën e Empolit.

Madje golin e parë në Serie A ia ka shënuar pikërisht skuadrës së Simone Inzaghi. Së fundmi ka dalë një tjetër skenar për të bindur Empolin që t’u japë Asllanin.

Në Ligue 1 është paraqitur mirë i riu Martin Satriano, i cili ka shënuar 4 gola me Brest në 15 ndeshje dhe është nën kontratë me kampionët e sezonit të shkuar në Itali.

Interi po mendon ta përfshijë uruguaianin në marrëveshjen për mesfushorin e kombëtares shqiptare. Satriano është vetëm 21 vjeç dhe po ndiqet edhe nga klube si Marseille dhe Nice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat