Pesë largime dhe një ëndërr për kuqezinjtë

Futboll

Pesë largime dhe një ëndërr për kuqezinjtë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 22:11
Pesë largime dhe një ëndërr për kuqezinjtë

Një kampionat i fituar pak në mënyrë të papritur, i pasuar nga një shfryrje e Paolo Maldini-t. Tani, Milan-i duhet të mendojë për merkaton për të mbrojtur titullin, por edhe për të fituar në Europë.

Sigurisht, shumë do të varet nga ajo që do të jetë pronësia kuqezi. Elliott është gati t’ia shesë klubin kompanisë RedBird, siç ka nënvizuar Sport Mediaset, dhe merkato e kuqezinjve do të fillojë pas shitjes së klubit.

Fillimisht duhet trajtuar çështja e rinovimit të drejtuesve, veçanërisht të Maldini-t dhe Massara-s, por edhe të lojtarëve të tjerë që janë në ekip, Leao dhe Kalulu mbi të gjithë, me menaxherin që është takuar kohët e fundit me drejtuesit kuqezinj.

Ndërkohë ka lojtarë kontrata e të cilëve ka skaduar dhe lamtumira e tyre duket gjithnjë dhe më e sigurt. Për Kessie është një çështje e mbyllur: afrikani ka përshëndetur tifozët në rrjetet sociale dhe pritet të transferohet te Barcelona.

Edhe Romagnoli duket gjithnjë dhe më larg ngjyrave kuqezi. Me ata, në listën e lojtarëve drejt largimit, të cilëve i është shtuar përfundimisht Hauge, janë Bakayoko dhe Castillejo.

Mbetet e paqartë edhe e ardhmja e Messias, me Milan-in që duket se do t;i kërkojë një ulje Crostone-s për blerjen përfundimtare të tij.

Megjithatë, siç ka bërë të ditur Sport Mediaset, në listën e klubit milanez ka shumë emra për fushatën e merkatos. Origi është i sigurt dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi. Por belgu mund të mos jetë përforcimi i vetëm për sulmin.

Ëndrra e madhe mbetet Gabriel Jesus, me të cilin ka patur kontakte. Nuk përjashtohen as emrat e Scamacca dhe Arnautovic. Për sa i takon sulmuesit të djathtë po punohet për një mes Asensio, Berardi dhe Noa Lang.

Objektivat për mbrojtjen janë njëri mes Botman, Bremer dhe Casale i Verona-s. Në mesfushë pëlqehet Renato Sanches, por nuk duhet harruar edhe Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat