Një tjetër brazilian për PSG-në

Futboll

Një tjetër brazilian për PSG-në

Më: 29 maj 2022 Në ora: 14:32
Një tjetër brazilian për PSG-në

Merkatoja e transferimeve sapo ka nisur për PSG-në, me kampionët e Francës që pas rinovimit me Mbape po kërkojnë të krijojnë një skuadër të aftë për të fituar Ligën e Kampioneve. Reparti i sulmit ku alternativat janë të pakta është një nga zonat ku do të ndërhyhet në këtë merkato, me sulmuesin e Evertonit, Riçarlison që është një objektiv konkret.

Sipas “Daily Mail”, PSG-ja ka shfaqur interes për transferimin e sulmuesit brazilian duke kontaktuar me agjentin e tij në ditët e shkuara.

25-vjeçari do të ishte i gatshëm të largohej nga klubi anglez pas problemeve të sezonit të shkuar ku klubi rrezikoi rënien nga kategoria, ku tek Parisi do të gjente bashkatdhetarët e tij Nejmar dhe Markinjos.

Evertoni e konsideron lojtarin si një pikë kyçe të skuadrës, por në rast të një oferte të majme do të ishin të gatshëm të uleshin në bisedime për të lejuar një transferim të tij te kampionët e Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat