Owen: Kur një skuadër mposht një tjetër...

Futboll

Owen: Kur një skuadër mposht një tjetër...

Më: 29 maj 2022 Në ora: 17:26
Owen: Kur një skuadër mposht një tjetër...

Michael Owen ka dhënë disa komente pas finales së Champions League.

Real Madrid kanë triumfuar në finalen e Parisit, duke mposhtur Liverpoolin me rezultatin minimal 1:0.

Ky rezultat ishte jashtë parashikimeve të Owen, megjithatë ky i fundit ka një tjetër shpjegim për gjithçka.

“Kur një skuadër mposht një tjetër, nuk do të thotë gjithsesi që është më e mirë”, ka thënë Owen.

“A do të vinit bast përsëri për Realin, nëse ata do të luanin javën tjetër përsëri ndaj Liverpool, ose ndaj City që dominuan në 160 nga 180 minuta”, shtoi anglezi.

Real Madrid pati mbrëmë vetëm një goditje në portë dhe gjithçka vendosi me atë goditje. Portieri i ‘Los Blancos’ në anën tjetër bëri nëntë pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat