Teuta ndan rrugët me Albano Aleksin

Futboll

Teuta ndan rrugët me Albano Aleksin

Më: 31 maj 2022 Në ora: 13:04
Teuta ndan rrugët me Albano Aleksin

Tashmë zyrtarisht Albano Aleksi nuk do të jetë me pjesë e Teutës për sezonin e ri, pasi palët kanë ndarë rrugët mes tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kur thuhet se nuk do të vazhdohet më bashkëpunimi mes tyre.

29-vjeçari ka fituar gjithçka në Durrës, ku ka koleksionuar 1 titull kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.

“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Albano Aleksi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. KF Teuta falenderon Albano Aleksi, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu. Aleksi meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, shkruan Klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat