Ish-portieri i Verona-s vendos rekord në Itali

Futboll

Ish-portieri i Verona-s vendos rekord në Itali

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 19:12
Ish-portieri i Verona-s vendos rekord në Itali

Filippo Pavoni ka vendosur një rekord të veçantë në futboll. Portieri i lindur në vitin 1999, ka kontribuuar në rezultatet e Clivense, jo vetëm duke ndalur, por edhe duke shënuar gola.

Ai është ekzekutues i zoti i penalltive dhe këtë gjë e konfirmojnë edhe shifrat e tij gjatë këtij sezoni, gjatë së cilit ka shënuar gjashtë gola, duke mos humbur asnjë nga goditjet nga pika e bardhë e penalltisë.

22-vjeçari është i vetmi portier në Itali që ka shënuar gjashtë gola. Një rast i veçantë ky që e favorizon shumë skuadrën e Clivense, që jo vetëm ka një portierë të zotë, por edhe një ekzekutues të pagabueshëm penalltish.

Pavoni u bashkua me Clivensen në verën e shkuar, ndërsa u largua me parametra zero nga Verona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat