Iljazi ndahet me Shkupin

Futboll

Iljazi ndahet me Shkupin

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 00:07
Iljazi ndahet me Shkupin

Pas kapitenit Fatih Ismaili, edhe Ardit Iljazi ka ndarë rrugët me kampionin e ri FC Shkupi.

Njoftimin e ka bërë të ditur vet lojtari përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Falemenderit FC Shkupi. Falemenderit Shvercerat Shkup. Gjithmon ne zemren time”, ka deklaruar 21 vjecari.

“Vendosa kështu sepse mendova se është më mirë për të ardhmen time”, theksoi gostivarasi për Open-TV.

Ardit Iljazi ishte njëri ndër lojtarët më kreativ të FC Shkupi në sezonin e sapopërfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat