Laçi favorit në shortin europian

Futboll

Laçi favorit në shortin europian

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:22
Laçi favorit në shortin europian

Laçi u rendit në vendin e dytë këtë edicion në Abissnet Superiore, duke arritur pozicionin më të mirë në historinë e klubit, ndërsa u mund në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke mos realizuar dot objektivin për të marrë një trofe këtë sezon. Skuadra kurbinase tani ka misionin për të bërë një paraqitje sa më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Në sezonet e fundit, bardhezinjtë kanë dhuruar emocione, duke kaluar ture dhe duke bindur me lojën që kanë zhvilluar. Pjesëmarrja në mënyrë të rregullt dhe paraqitjet dinjitoze i kanë dhënë një koeficient të lartë Laçit, që e sheh veten mes skuadrave më të forta të raundit të parë e rrjedhimisht dhe në vazon e skuadrave favorite.

Ekipi i Shpëtim Duros ka mundësinë që të peshkojë një kundërshtar të lehtë në letër në raundin e parë të kualifikueseve të Conference League.

Nëse skuadra bardhezi do t’i bëjë gjërat si duhet atëherë edhe në raundin e dytë Laçi ka një mundësi ideale, pasi do të jetë sërish në vazon e skuadrave që konsiderohen si favorite, duke shmangur përballjen me rivalë që konsiderohen si të vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat