Lazio nis bisedimet me mesfushorin e Romës

Futboll

Lazio nis bisedimet me mesfushorin e Romës

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 15:43
Lazio nis bisedimet me mesfushorin e Romës

Lazio nis bisedimet me mesfushorin e Romës!

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm ku sipas raportimeve të fundit në listën e tij të objektivave ka përfunduar dhe mesfushori i Romës, Henrik Mikitarjan.

“Corriere della Sera” ka publikuar lajmin e bujshëm duke theksuar se situata e futbollistit me kontratën te Roma e ka shtyrë Taren të kontaktojë agjentin e tij për të biseduar lidhur me mundësitë për një transferim në anën tjetër të qytetit.

Konkurrenca për armenin nuk mungon pasi dhe Interi prej kohësh ka shfaqur interes për transferimin e tij, me Lacion që duhet të lëvizë shpejtë për të siguruar shërbimet e mesfushorit përpara klubeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat