Valon Etemi i bashkohet Maqedonisë së Veriut në Malaga

Futboll

Valon Etemi i bashkohet Maqedonisë së Veriut në Malaga

Nga: K. G. Më: 3 qershor 2022 Në ora: 19:20
Valon Etemi i bashkohet Maqedonisë së Veriut në Malaga

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Etemi, tani është gati për sfidat e radhës në Ligën C të Kombeve.

Ai iu është bashkuar Maqedonisë në Malaga, i cili do të jetë në dispozicion të selektorit Blagoja Milevski për tri ndeshjet e tjera në Ligën e Kombeve.

“Etemi nga Stambolli ka zbarkuar në Malaga, ku e kanë pritur edhe përfaqësuesit e tjerë të përfaqësueses. 

Për shkak të detyrimeve ndaj klubit Istanbulspor, ai nuk ka mundur të jetë në dispozicion për ndeshjen me Bullgarinë. Etemi dje ka kontribuar në fitoren e skuadrës së tij dhe në kualifikimin në Superligën e Turqisë.

Tashmë trajneri Blagoja Milevski do të ketë një tjetër opsion në pozitat e krahut për duelet e ardhshme me Gjibraltarin në udhëtim, Gjeorgjinë në shtëpi dhe Gjibraltarin në shtëpi”, njofton media maqedone “Ekipa.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat