Ky do të jetë transferimi i parë i Milanit

Futboll

Ky do të jetë transferimi i parë i Milanit

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:00
Ky do të jetë transferimi i parë i Milanit

Milan ka filluar menjëherë përgatitjet e merkatos dhe është hedhur në sulm për Renato Sanches. Pas largimit të Franck Kessie, klubi italian ka zgjedhur mesfushorin e Lille për ta zëvendësuar.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milan-it kanë arritur një marrëveshje me Sanches, i cili ka komunikuar tek klubii dëshirën për tu transferuar në Itali. Për të marrë shërbimet e portugezit, Milani duhet të derdhë në arkat e Lille 20 milion euro.

Palët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes dhe në javët e ardhshme lojtari do të kryejë vizitat mjekësore.

Ky do të jetë transferimi i parë i Milan-it dhe do të pasohet nga transferimi i ish sulmuesit të Liverpool, Origi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat