Mane zbulon klubin e tij të zemrës

Futboll

Mane zbulon klubin e tij të zemrës

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 16:05
Mane zbulon klubin e tij të zemrës

Sadio Mane aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Senegalit, me të cilën e mposhti Beninin 3:1, teksa vazhdimisht vazhdon e flitet për të ardhmen e sulmuesit, i cili ka vendosur të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj merkatoje.

Sulmuesi senegalez po pëlqehet nga gjigantët e futbollit evropian, por s’ka vendosur ende për të ardhmen. Ndërkohë, ai e ka zbuluar megjithatë klubin e tij të zemrës.

“Si Bayerni, ashtu edhe Barcelona s’janë opsione të këqija. Por, skuadra e zemrës sime është Marseille”, ka thënë Mane.

Gjiganti bavarez thuhet se është më së afërmi për ta transferuar sulmuesin afrikan, por së fundmi në garë është futur edhe Paris Saint-Germaini..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat