Kombëtarja me ndryshime të mëdha në sulm e mesfushë

Futboll

Kombëtarja me ndryshime të mëdha në sulm e mesfushë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:53
Kombëtarja me ndryshime të mëdha në sulm e mesfushë

Në stadium do të jenë të pranishëm 15-16 mijë tifozë. Shqipëria rikthen interesin e njerëzve për kombëtaren kuqezi që do të luajë sonte në mbremje sfidën e dytë të Ligës së Kombeve me Izraelin.

Një fitore e mundshme do ta ngjiste skuadrën në vendin e parë të grupit B2 dhe do të rriste shanset për ta fituar këtë grup, pranadaj edhe mbështetja nga shkallët e “Air Albania” do të jetë masive.

Sektorët pas portave që janë edhe më të lirët në çmim, janë ezauruar pothuajse plotësisht ndërsa një mbështetje e madhe për skuadrën e Reja-s do të vijë nga sektori i tifozëve “Kuqezi”.

Përsa i ëprket formacionit, Shqipëria pritet të bëjë disa ndryshime të rëndësishme në sulm dhe mesfushë. Reparti i avancuar do të prezantohet me dyshen Uzuni-Broja të cilët munguan në Islandë ndërsa dy lojtarë e Empolit, Asllani dhe Bajrami do t’i japin më shumë fantazi e gjeometri mesfushës në krah të Abrashit.

Dyshime ka edhe në mbrojtje rreth pozicionit të Kumbullës por Edoardo Reja do të marrë një vendim vetëm në momentet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat