Barcelona refuzon ofertën e parë të United

Futboll

Barcelona refuzon ofertën e parë të United

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 00:14
Frenkie de Jong.

Barcelona kanë refuzuar ofertën e parë të ‘Djajve të Kuq’ për Frenkie de Jong.

De Jong ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, por po flitet për një largim të mundshëm këtë verë.

Trajneri i ri i Manchester United, Erik ten Hag e dëshiron mesfushorin në ekip, andaj ata kanë shfaqur interesim për të.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Manchester United ka bërë një propozim e parë për Frenkie de Jong pas fillimit të bisedimeve më 1 qershor, 60 milionë euro plus 10 milionë € shtesa.

Barcelona e ka refuzuar këtë ofertë – por klubet mbeten në kontakt, sipas italianit.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshje në mes dy ekipev

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat