Tjetër largim nga Prishtina

Futboll

Tjetër largim nga Prishtina

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:55
Tjetër largim nga Prishtina

Partizani e nis me vrull merkaton verore teksa kryeqytetasit kanë siguruar firmën e Gledi Micit.

Supersport mëson se mbrojtësi me shumë eksperiencë do të rikthehet në Superiore pas një eksperience dyvjeçare në Kosovë tek Prishtina teksa në të kaluarën 31-vjeçari ka qenë pjesë e Kukësit, Flamurtarit teksa regjistron edhe një aventurë në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijen e Tetovës.

Ndërkaq, eksperienca e tij më e suksesshme ka qenë padyshim në radhët e Skënderbeut me të cilët fitoi titullin dhe mori pjesë në grupet e Europa League teksa vlen të theksohet se Mici është shpallur kampion edhe me Prishtinën e Shkëndijen e Tetovës.

Kështu, Mici konsiderohet si një goditje për linjën e majtë të mbrojtjes sidomos për kontributin që mund të dhurojë në Europë me Partizanin që është në pritje të emrit të kundërshtarin në kuadër të turit të parë në Conference League.

Kujtojmë se në dispozicion të trajnerit Dritan Mehmeti në pozicionin e mbrojtësit të majtë është edhe Andi Hadroj, ndërsa organika e Partizanit pritet të shtohet edhe me ardhjen e Fjoart Jonuzit. Të kuqtë kanë nisur bisedimet me mesfushorin e Vllaznisë dhe pritet që të zyrtarizojnë edhe transferimin e 26-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat