Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez

Futboll

Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:52
Minamino drejt transferimit te klubi tjetër anglez

Takumi Minamino pritet që të largohet nga Liverpooli, por jo edhe nga Premierliga.

“Football Insider” ka raportuar se Wolvesi është favorit për transferimin e sulmuesit japonez.

Fulham dhe Leeds United gjithashtu kanë shprehur interesim për Minaminon, por “Ujqërit” thuhet se po kryesojnë garën.

27-vjeçari te “Të Kuqtë” u transferua në vitin 2020 nga Salzburgu, por nuk ka arritur që të fitojë vend në formacion.

Minamino në vitin e kaluar ishte i huazuar te Southamptoni. Ai me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat