Manchester United gati për goditjen e madhe

Futboll

Manchester United gati për goditjen e madhe

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:54
Manchester United gati për goditjen e madhe

Manchester United po pastron ekipin nga lojtarët e vjetër dhe është i vendosur për të rigjeneruar skuadrën me emra të mëdhenj.

Pogba u largua nga “Djajtë e Kuq” dhe tani ata kanë gjetur zëvendësuesin e tij. Emri i parë që mund të përforcojë skuadrën e Manchester United është ai i Jude Bellingham.

Mesfushori i Borussia Dortmund është një nga emrat më të përfolur dhe një nga talentët më të mirë të futbollit.

Sipas “The Athletic”, Bellingham është një prioritet për Manchester United dhe ata do të ulen në bisedime me klubin gjerman për të dëgjuar se sa kërkojnë ata për shërbimet e lojtarit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat