Salah synon të bëhet si George Weah

Futboll

Salah synon të bëhet si George Weah

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 12:41
Salah synon të bëhet si George Weah

Mohamed Salah, sulmuesi egjiptian i Liverpool-it që luajti me Fiorentinën dhe Romën në Itali, foli për “France Football”, revistën franceze që krijoi “Topin e Artë”, duke zbuluar qëllimin e shtimit të këtij çmimi të lakmuar individual në palmaresin personal.

“Dua ta fitoj ‘Topin e Artë’ për të qenë si George Weah, i cili është i vetmi afrikan në histori që e ka fituar atë, – deklaroi numri aktual 11 i “Reds”. – Vendi i shtatë i fituar vitin e kaluar më mërziti, këtë vit do të shohim se si do të shkojë.

Sigurisht që humbja kundër Real Madridit në finalen e Champions League nuk është një avantazh për mua, por nuk mund të zhbëjë atë që kam arritur në muajt e mëparshëm. Do të provoj përsëri më 2023”.

Një mendim edhe finale e Ligës së Kampionëve, të luajtur më 28 maj në Paris dhe të humbur 1-0 ndaj Real Madridit: “E meritonim të fitonim, kishim më shumë shanse se madrilenët. Unë pata dy ose tri raste, por Courtois ishte protagonist i pritjeve të pabesueshme. E shihni se ishte nata e tij”.

Sukses personal për Mohamed Salah mund të konsiderohet “Player of the Year”, pas sezonit të Premier League. “Faraoni” luftoi për të fituar Champions League dhe kampionatin, por iu desh të kënaqej me “vetëm” Kupën Carabao dhe “FA Cup” gjatë sezonit.

Siç ka raportuar “Sky Sports”, egjiptiani e komentuar triumfin e tij personal dhe trofeun e ri të fituar me këto fjalë: “Unë jam gjithmonë i nderuar të fitoj një trofe, individual apo kolektiv. Është shumë bukur të marrësh çmime të tilla, sidomos në këtë rast, sepse ishin lojtarët ata që më votuan.

Kjo tregon se kam punuar me të vërtetë shumë dhe kam arritur atë për të cilën kam punuar. Kam dhomën time të trofeve dhe jam siguruar se do të ketë vend për ndonjë kupë tjetër. Stërvitem çdo ditë me shpresën për të arritur fitore të reja. Ndërsa rritesh, do të ndihesh më i qëndrueshëm dhe i pjekur dhe e di saktësisht se çfarë dëshiron nga futbolli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat