Bayerni rikujton kërkesat ndaj Lewandowskit

Futboll

Bayerni rikujton kërkesat ndaj Lewandowskit

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 13:32
Bayerni rikujton kërkesat ndaj Lewandowskit

Robert Lewandowski po bën presion të madh që të jetë në gjendje të largohet nga Bayern Munich dhe të nënshkruajë me Barcelonën. Sulmuesi polak po tregon një përkushtim absolut ndaj klubit Blaugrana dhe deklaratat për t’i detyruar bavarezët të largohet pas tetë vitesh nga “Allianz Arena” janë publike.

Këto deklarata nuk iu kanë pëlqyer fare drejtuesve të gjigantëve të Bundesligës. I fundit që e pranoi publikisht këtë ishte drejtori sportiv i ekipit teutonik, Hasan Salihamidžić, i cili gjithashtu i kujtoi golashënuesit veteran se “ka kontratë deri në vitin 2023”.

“Robert ka një kontratë me ne deri në vitin 2023. Jemi shumë të lumtur që ai është ende këtu. Mendoj se tani e tutje gjërat do të qetësohen, – tha Salihamixhic për gazetarin e “Bild”, Christian Falk.

– Kemi folur për deklaratat e tij publike duhet të qetësohemi të gjithë”, – ka shtuar ai për bisedën që ka bërë pak ditë më parë me futbollistin, të cilën e ka treguar vetë për të njëjtën media. Në Gjermani e kanë shumë të qartë se nuk do ta zëvendësojnë lehtë këtë sulmues që ka shkëlqyer në shtatë sezone, duke i kaluar 40 golat në secilin prej tyre.

Bayerni vazhdon t’i luajë letrat e veta në rastin e Lewandowski. Polaku beson se koha e tij në klubin bavarez ka përfunduar, por drejtuesit nuk mendojnë të njëjtën gjë. Barça do të duhet të bëjë një përpjekje të konsiderueshme që të jetë në gjendje të nënshkruajë me këtë bomber klasi për projektin e Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat