Qipro merr pikë në Irlandë të Veriut

Futboll

Qipro merr pikë në Irlandë të Veriut

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 17:44
Qipro merr pikë në Irlandë të Veriut

Vetëm në minutat e shtesë Irlanda e Veriut ia ka dalë që ta barazojë rezultatin në ndeshje me Qipron.

Për kohë të gjatë Qipro ka qenë në epërsi, duke lënë përshtypje se fitorja madje si mysafir do t`i takojë asaj. 

Qipirotët kanë shënuar të parët përmes Kakoullis në minutën e 32-të. I njëjti futbollist e ka gjetur golin edhe njëherë në minutën e 51-të, duke rritur epërsinë e Qipros. 

Irlandezët kanë ardhur tek goli i parë në minutën e 71-të nëpërmjet McNair. Rezultatin e kanë barazuar në minutat shtesë përmes Evans. 

Që të dyja këto kombëtare pas fushatës së qershorit prej katër ndeshjeve ka në vetëm nga dy pikë. Për kreun e tabelës në grup po luftojnë Greqia me Kosovën, që pritet ta zhvillojnë ndeshjen e dytë sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat