Krerët e Interit pritet të takohen me Chelsean për të diskutuar rikthimin e Lukakut

Futboll

Krerët e Interit pritet të takohen me Chelsean për të diskutuar rikthimin e Lukakut

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 11:19
Romelu Lukaku

Sipas raportimeve të shumta në Itali, krerët e Interit dhe Chelseat janë gati të takohen për të diskutuar rikthimin e Romelu Lukakut në “Giueseppe Meazza”.

Lukaku dëshiron të luajë sërish për “Nerazzurrët” dhe Chelsea është i hapur për ta kthyer lojtarin në Itali në formë huazimi.

Sipas “Il Corriere dello Sport” dhe “Sky Sport Italia”, krerët e Interit dhe Chelseat së shpejti do të kenë kontakte të drejtpërdrejta për të diskutuar detajet financiare të marrëveshjes.

Chelsea dëshiron rreth 20 milionë euro për huazimin e Lukakut deri në qershor të vitit 2023 dhe mund të ulë kërkesat e tyre vetëm nëse një lojtar i Interit përfshihet në marrëveshje, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq “La Gazzetta dello Sport”, raporton se Denzel Dumfries kërkohet nga “Blutë”, por, siç qëndrojnë gjërat, nuk ka marrëveshje për vlerën e lojtarit, ndërsa ky i fundit mund të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi të lojtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat