Juventus hedh sytë nga sulmuesi i interit

Futboll

Juventus hedh sytë nga sulmuesi i interit

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:37
Juventus hedh sytë nga sulmuesi i interit

Interi po tenton të realizojë një merkato të jashtëzakonshme këtë verë, ku priten të afrohen Lukaku, Dybala, Asllani, Mkhitaryan.

Nëse Lukaku dhe Dybala afrohen, dihet tashmë se një mes Dzeko dhe Correa do të largohet. Correa ka deklaruar se dëshiron të qëndroje, me ardhjen e Dybala ai do të plotësonte treshen argjentinase bashkë me Lautaron.

Por për Dzeko duket se nuk do të ketë shumë hapësira.

Sipas raportimeve të mediave italiane, pas sulmuesit boshnjak është Juventusi.

“Zonja e Vjetër” e sheh ish-lojtarin e Romës si rezervën e Vlahovic. Akoma nuk ka një interesim zyrtar por gjasat që ai të largohet janë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat