Cikalleshi-Çekiçi-Bytyqi me fat

Futboll

Cikalleshi-Çekiçi-Bytyqi me fat

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:02
Cikalleshi-Çekiçi-Bytyqi me fat

Konyaspori ia doli të fitojë një biletë në Conference League për sezonin e ardhshëm. Ekipi turk ku aktivizohen Sokol Cikalleshi, Endri Çekiçi dhe Zymer Bytyqi, do të sfidojë Bate Borisov në raundin e dytë.

Turqit nuk kanë pranuar të luajnë në Bjellorusi, vend që përkrah Rusinë në luftën e përgjakshme ndaj Ukrainës. UEFA ka vendosur që të dy sfidat të luhen në stadiumin e Konyasporit.

Sfida e parë është programuar të zhvillohet më 21 qershor, aty ku Bate është ekipi pritës, ndërsa pas një jave rreshtohet Konyaspori si skuadra pritëse.
Të dy takimet do të luhen në “Konya Buyuksehir Belediye Stadium” të Konias.

Ndeshja e parë do të bëhet me dyer të mbyllura, ndërkohë që më 28 qershor Konyaspori mund të mbështetet nga tifozët e zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat