Griezmann nuk ka në plan të ndryshojë

Futboll

Griezmann nuk ka në plan të ndryshojë

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:51
Griezmann nuk ka në plan të ndryshojë

Antoine Griezmann nuk ka në plan të ndryshojë klub këtë sezon.

Këtë javë u raportua se Marcelo Bielsa do të dëshironte të ftonte sulmuesin 31-vjeçar te Athletic Bilbao nëse trajneri rikthehet në klubin Bask.

Megjithatë, sipas Fabrizio Romano, francezi nuk është duke negociuar me Athletic Bilbao dhe për momentin as nuk po e shqyrton opsionin e këtij transferimi.

Griezmann dëshiron ta kalojë sezonin e ardhshëm te Atletico. Për madrilenët ai luan në formë huazimi, të drejtat e kartonit i takojnë Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat