Tottenham transferon futbollistin e Brighton

Futboll

Tottenham transferon futbollistin e Brighton

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:52
Yves Bissouma

Me paraqitjet e tij te Brighton Yves Bissouma tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, por është Tottenham që ka marrë nënshkrimin e tij.

"Spurs" ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me mesfushorin.

Reprezentuesi i Malit bëri 124 paraqitje për Brighton pasi iu bashkua atyre nga Lille më 2017.

Paraprakisht Tottenham ka siguruar shërbimet e Ivan Perisic dhe Fraser Forster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat