Sacchi: Dybala - Lukaku është një gabim

Futboll

Sacchi: Dybala - Lukaku është një gabim

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:57
Sacchi: Dybala - Lukaku është një gabim

Arrigo Sacchi, në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, ka folur për transferimin e mundshëm tek Inter të Lukaku-t dhe Dybala-s, të cilët mund t’i bashkohen një Lautaro Martinez-it në sulm.

“Gjithmonë kam menduar që skuadrat nuk bëhen me emra. Kam qenë te Real Madrid si drejtor teknik në 2004-05 dhe më kanë kërkuar që të bëhesha trajner.

A e dini se kush luante në sulm? Jua them unë: Beckham, Raul, Ronaldo, Zidane, Figo. Në stol, dy zëvendësuesit e parë ishin Morientes dhe Oëen. Nuk ishte një ekip, ishte një film.

Por mungonte subjekti. Falënderova presidentin, por refuzova. Për të ndihmuar mbrojtjen do të ishin dashur dy mesfushorë me jelekë anti-plumb. Ekipet kanë gjithmonë nevojë për ekuilibër.

Në futbollin modern, 11 lojtarë janë gjithmonë aktivë, si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse, duhet të lëvizin vazhdimisht, duhet të marrin pjesë në manovra, duhet të bashkëpunojnë.

Ekipet lulëzojnë me lëvizje të sinkronizuara: fryma e sakrificës është thelbësore dhe karakteristikat fizike të lojtarëve janë themelore. Nuk mendoj, por mund të gaboj, se Lukaku, Lautaro dhe Dybala i kanë këto cilësi”, tha Sacchi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat