Lazio mendon ta zëvendësojë me Loris Karius

Futboll

Lazio mendon ta zëvendësojë me Loris Karius

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 19:31
Lazio mendon ta zëvendësojë me Loris Karius

Thomas Strakosha i ka dhënë lamtumirën Lazios dhe kështu ka lënë një vend të rëndësishëm bosh në radhët e klubit italian.

Bardhekaltrit po shohin profile të ndryshme në treg sa i përket atij që do të jetë titullari i ri në klubin italian, por edhe një zëvendësues i besueshëm teksa në skenë ka dalë në mënyrë të papritur edhe emri i Loris Karius.

Gardiani gjerman, karriera e të cilit u njollos përgjithmonë nga gafat në finalen e Ligës së Kampioneve mes Real Madrid dhe Liverpulit, është shkëputur nga klubi anglez pas huazimeve te Beshiktash dhe Union Berlin. Ai tashmë kërkon një ekip të ri dhe në skenë ka dalë edhe emri i Lacios.

“Il Messaggero” bën të ditur se trajneri Sarri bashkë me Taren po e shqyrtojnë si mundësi afrimin e portierit gjerman. Por ky i fundit duhet t’i bindë se është në formë dhe të mos përsëritë gafat e viteve të kaluara të cilat e kanë bërë një personazh të njohur për dashamirësit e futbollit kudo në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat