Projektohet rikthimi në Bundesliga

Futboll

Projektohet rikthimi në Bundesliga

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:21
Projektohet rikthimi në Bundesliga

Mario Goetze vazhdon të ketë admirues të shumtë.

Fantazisti gjerman ka edhe dy vite kontratë me PSV, ndërkohë që 3 klube po garojnë për shërbimet e tij.

Eintracht Frankfurt kërkon ta riktheje përsëri në Bundesliga. Fituesit e Europa League e cilësojnë 30-vjeçarin si përforcimin perfekt për fazën ofensive.

Kicker shkruan se për Goetze ka interesim edhe nga Benfica e Inter Miami, por klubi gjerman ndodhet në avantazh. Gjithsesi, drejtuesit e Eintracht duhet të bindin edhe holandezët e PSV-së me ofertën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat