Kombëtarja vijon stërvitjet, Kurti e Dami: Jemi grup cilësor

Futboll

Kombëtarja vijon stërvitjet, Kurti e Dami: Jemi grup cilësor

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:38
Kombëtarja vijon stërvitjet, Kurti e Dami: Jemi grup cilësor

Kombëtarja U-17 ka nisur prej ditës së enjte grumbullimin dhe stërvitjet në kuadër të dy sfidave miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës. Ekipi i drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, përveç stërvitjeve ditore, ka zhvilluar ditën e djeshme edhe një takim miqësor ndaj ekipit Kombëtar U-16, duke matur kështu forcat në prag të ndeshjeve me Kosovën, ku ka bindur me fitoren 4-1.

Dy nga lojtarët e skuadrës së Ervin Bulkut, Adi Kurti dhe Aljon Dami kanë folur për fshf.org, duke treguar se si e kanë gjetur skuadrën kuqezi pas thuajse dy muajsh.

Kurti, i cili mban edhe shiritin e kapitenit në Kombëtaren U-17 shprehet se ky ekip ka në përbërje mjaft elemente cilësore, një shtysë mjaft e mirë për të fituar miqësoret dhe për të shkuar sa më shpejt në Europian. Më tej djaloshi kuqezi, i cili sapo ka firmosur me ekipin e moshave të Sampdoria-s në Itali, duke u transferuar nga skuadra e Pepës tregon edhe për firmën me italianët dhe ëndrrat për të ardhmen.

Atmosfera në grupin – Ndihem shumë i lumtur për atmosferën që po krijon grupi. Rrimë të gjithë bashkë, i kemi afruar të gjithë çunat e rinj. Kemi një grup të mirë dhe pse jo mos të bëjmë edhe këto ndeshje miqësore dhe të shkojmë sa më parë në Europian.

Kontrata me skuadrën e re në Itali – Kam firmosur një kontratë tre vjeçare te Sampdoria. Ndihem shumë i lumtur pas një pune të palodhur një vjeçare me ish-ekipin tim. Tani jam pjesë e ekipit të Sampdoria U-19 dhe pres sa më lart dhe pse jo ekipin e parë.

A ka cilësi ky grup? – Kemi shumë elementë cilësorë në grup dhe mendoj që do shkojmë shumë larg si grup sepse e njohim njëri-tjetrin dhe jemi si një familje.

Ëndrrat për të ardhmen – Ëndrra ime është të luaj në Premier League me ekipet më të forta në botë dhe kapiten në Kombëtaren A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat