FC Shkupi vazhdon transferimet

Futboll

FC Shkupi vazhdon transferimet

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 11:49
FC Shkupi vazhdon transferimet

FC Shkupi prej dje është transferuar në Turqi, aty ku do të zhvillojë edhe fazën e dytë të përgatitjeve, njofton “infOSport.mk”.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut në tokën turke do të zhvillojnë edhe 3 takime kontrolluese kundër Tiranës, Fenerbahçes dhe Hermanshtad, derisa drejtuesit e klubit nga Çairi në heshtje po punojmë rreth transferimeve të futbollistëve të rinj.

Edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, kësaj skuadre së fundmi i janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj. Fjala është për Mario Riçkov dhe Aleks Zlatkov.

Zlatkov është vetëm 20-vjeç dhe luan si mesfushor shkatërrues, ndërsa te FC Shkupi vjen nga rradhët e skuadrës sllovene të Triglav. Ai së fundmi ka pranuar ftesë edhe te përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, ndërsa kishte luajtur gjithashtu edhe me U20, pavarësisht se në fillim kishte prannuar që të përfaqësojë edhe grupmoshat e reja të Sllovenisë.

Sa i përket, Riçovit, ky i fundit është vetëm 18-vjeç dhe luan në krahun e majtë të mbrojtjes.

Kujtojmë po në heshtje, FC Shkupi më parë angazhoi edhe Bllagoja Spirkoskin dhe  Antonio Kalanoskin e Sileksit, Melos Bajramin e Skënderbeut dhe Kristijan Ackovskin e Begallnicës.

Pra 6 afrime të reja, që duhet plotësuar zbraztirat e krijuara pas largimeve të po aq futbollistëve, si Konstantin Çeshmexhiev, Fatih Ismaili, Gjorgji Stoilov, Abdul Ruatubaje, Ardit Iljazi, Aleksandar Gjurkovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat