Transferimi i Asllanit ishte goditje e madhe për Interin

Futboll

Transferimi i Asllanit ishte goditje e madhe për Interin

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:16
Transferimi i Asllanit ishte goditje e madhe për Interin

Interi do të transferojë Kristjan Asllanin në këtë merkato të verës.

Zyrtarizimi pritet që të vijë në ditët e ardhshme, për të zhvilluar edhe testet mjekësore. Përgëzimet po vijnë nga shumë njohës të mirë të futbollit italian për këtë lëvizje

. Së fundmi ishte menaxheri Giocondo Martorelli, që e ka cilësuar marrjen e Asllanit me po të njëjtin rëndësi sa afrimi i Lukakut apo Dybala.

Kristjan Asllani, Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku do të ishin tre goditje të mëdha për Interin. Megjithëse unë mendoj se vetëm një mes Dybala dhe Lukakut mund të vijë, Marota është duke bërë një punëfantastike.

Kështu Interi do të jetë shumë kompetitiv”, tha menaxheri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat