Chicago fiton por pa Xherdan Shaqirin

Futboll

Chicago fiton por pa Xherdan Shaqirin

Nga: K. G. Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:40
Chicago fiton por pa Xherdan Shaqirin

Chicago Fire më në fund fitoi në MLS të Amerikës së Veriut.

Fitorja 1:0 ndaj DC United ishte fitorja e tretë në këtë sezon nga 15 ndeshje. Fatkeqësisht, ylli i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, nuk ishte në fushë për këtë fitore.

Pas paraqitjeve të tij në  Ligën e Kombeve, futbollisti shqiptar nuk u paraqit në skuadrën e Chicago, shkruan "20min". 

Shaqa pësoi një lëndim në muskul në takim me 12 qershor kundër Portugalisë.

Skuadra e Fire, pavarësisht tre pikëve kundër United, është ende në fund të renditjes (14 pikë) në Konferencën Lindore dhe statistikisht skuadra e dytë më bilancin më të dobët në të gjithë ligën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat