Liverpooli nuk lëshon pe

Futboll

Liverpooli nuk lëshon pe

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 12:14
Alex Oxlade-Chamberlain

Liverpooli bërë një prapakthesë dhe nuk dëshiron që ta shesë më mesfushorinAlex Oxlade-Chamberlain në merkaton e kësaj vere.

28-vjeçari, i cili ka edhe një vit kontratë në “Anfield”, ishte fillimisht në listën e largimeve nga “Anfield”, ndërsa nuk luan një ndeshje të Premier Ligës që prej muajit mars.

Por duke qenë se Jyrgen Klop e ka mbyllur afatin kalimar hyrëse me transferimin e sulmuesit Darvin Nunjez, mesfushorit Fabio Karvajo dhe mbrojtësit të djathtë Kalvin Ramsej, klubi nuk ka ndërmend që të afrojë mesfushor tjetër.

Prandaj burime brenda “Anfield”-it kanë konfirmuar se Oxlade-Chamberlain do të qëndrojë në skuadër, duke rivalizuar me Fabinjon, Tiagon, Hendersonin, Keitanë, Xhonsin, Milnerin dhe Eliotin për një vend në mesfushë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat