Suarez merr në “patronazh” lojtarin e Liverpoolit

Futboll

Suarez merr në “patronazh” lojtarin e Liverpoolit

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 15:24
Suarez merr në “patronazh” lojtarin e Liverpoolit

Luis Suarez ka fituar shumë me Barcelonën teksa ishte pjesë e “tredhëmbëshit” të famshëm katalanas së bashku me Messi e Neymar. Megjithatë, uruguajani ka kujtime të bukura edhe nga koha e kaluar në Premier League me klubin e Liverpool.

Sulmuesi që aktualisht është pa një kontratë dhe mbetet i lirë të zgjedhë aventurën e radhës, së fundmi ka folur rreth blerjes më të re të Liverpool, Darwin Nunez.

Edhe Nunez si Suarez është nga Uruguaji dhe në këtë formë, ish-lojtari i Atletico Madrid nuk mund të mos i dërgonte disa këshillat bashkëkombasit e tij në këtë eksperiencë të re, ndërsa nuk ngurron edhe të dalë “vullnetar” për t’i mësuar personalisht futbollin që praktikohet në Angli.

“Nunez po shkon në një klub të madh që drejtohet nga një prej trajnerëve më të mirë. Aty do të gjejë lojtarë nga të cilët mund të mësoj shumë dhe sigurisht do të mahnitet nga tifozët e Liverpool. Unë mund t’i ofroj këshilla, jam i gatshëm ta ndihmoj e t’i tregoj më shumë rreth stilit të futbollit që praktikohet në Angli”, u shpreh Suarez.

Kujtojmë se Nunez është një nga goditjet më të mëdha të merkatos duke qenë se Liverpool shpenzoi plot 100 milionë euro për ta transferuar nga Benfica, ndërkohë që Suarez e kishte spikatur që herët talentin e 22-vjeçarit teksa në kohën kur ky i fundit aktivizohej për Almerian në Spanjë, ia këshilloi Barcelonës, por katalanasit nuk u bindën. Gjithsesi, Nunez e gjeti rrugën për të shkëlqyer dhe tashmë është pjesë e një prej klubeve “BIG” të Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat